Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi përmirëson gjendjen e njeriut

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fet’h Dhil-Xhelal uel-Ikram (7/162-163)
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) nuk na ka urdhëruar që të agjërojmë në mënyrë që të ndjejmë vetëm uri dhe etje. Allahu (te ala) thotë:

“Përse t’ju dënojë Allahu juve, nëse e falënderoni dhe e besoni?!” 4:147

Ai na urdhëron të agjërojmë për një qëllim më të lartë dhe më fisnik, pikërisht që ne të qëndrojmë larg së kotës dhe mëkateve. Mu ky është qëllimi i agjërimit. Ajo që i dëshmon këto fjalë që ne i thamë, janë fjalët e Allahut (te ala):

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” El-Bekare, 2:183

Ky është qëllimi i agjërimit e jo që të ndiem urinë dhe etjen.

Po ta përvetësonim këtë urtësi nuk do të mbaronte Ramazani përderisa njeriu të mos kishte ndryshuar në adhurimin e tij ndaj Allahut dhe të kishte ndryshuar në sjellje ndaj robërve të Tij. Nuk do të kalojnë tridhjetë ditë veçse do të arrihen rezultate të shkëlqyera, pra nëse njeriu qëndron larg së kotës dhe mëkateve.

Sot ne shohim shumë, apo thënë më mirë shumicën e muslimanëve që hyjnë e dalin nga Ramazani pa u ndikuar fare nga ai! Përse ndodh kjo?

Sepse ata nuk përqendrohen ndaj urdhrave të Allahut dhe të dërguari të Tij ﷺ, që ta kenë frikë Allahun dhe t’i shmangen të gjitha fjalëve e veprave të kota dhe mëkateve në përgjithësi.

Shpërndaje: