Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është vendimi për të luajtur me letra gjatë Ramazanit?

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fataua Sijam
 www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 35: Cili është vendimi për të luajtur me letra gjatë Ramazanit?

Përgjigje: Të merret me gjëra të pakuptimta është e ndaluar jashtë Ramazanit edhe më keq në Ramazan. Çdokush që privohet nga vlera e këtij muaji është një humbës i vërtetë. Çdokush që privohet nga të mirat e këtij muaji është një humbës i vërtetë. Ai që kalon netët e tij duke luajtur me letra dhe argëtime të tilla si shikimi i televizionit, është privuar nga shumë të mira. A nuk është e mjaftueshme për të lexuar Kuranin, për të falur namaze nafile, për të kërkuar dituri dhe për të ndejur me njerëz të mirë? Këta njerëz duhet të frikësohen Allahut. 

Të rinjtë që dalin jashtë dhe luajnë nga ora 20:00 deri në ora 4:00 shpenzojnë tetë orë në fushat e lojës. Ata merren me mëkate dhe fjalë të ndyra. Këto nuk janë asgjë tjetër përveçse gjëra të kota dhe të këqija. 

Së dyti, ne jemi të gjithë përgjegjës për ata që jetojnë nën kujdesin tonë. Ai, që del nga shtëpia dhe e lë djalin e tij fjetur është përgjegjës për të. Ai përfshihet në mëkatin e tij nëse ai nuk i thotë asgjë atij. Ai është i detyruar që të trajnojë fëmijët e tyre që t’i binden Allahut (subhanehu ue te ala), t’i zgjojë për namaz, t’i bëjë ata që të bëjnë vepra të mira, dhe t’ua mësojë gjërat e mira. Shpresojmë se Allahu do ti sjell dobi atij. 

Po ti lëmë fëmijët tanë të dalin nga shtëpia sikurse ata duan dhe të vijnë në shtëpi pa e falur namazin, kështu që është e qartë se më i moshuari është ai që e mbanë përgjegjësinë më të madhe për këtë. Më i moshuari duhet ta ketë frikë Allahun në lidhje me ata që jetojnë nën të. Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:

”O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” 1

Profeti ka thënë:

”Secili prej jush është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Prijësi i popullit është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari dhe përgjegjës për familjen e tij. Gruaja është bareshë dhe përgjegjëse për shtëpinë e burrit të saj dhe për fëmijët e tyre.” Transmeton Bukhari (7138) dhe Muslimi (1829).

“Nëse ne të rriturit neglizhojmë kopenë tonë dhe e braktisim atë dhe neglizhojmë përgjegjësinë tonë, Allahu do të na gjykojë për këtë. Natyrisht ne frikësohemi ndaj dënimit të Allahut (azze ue xhel).” 3

Së treti, ne duhet të bashkëpunojnë në devotshmëri dhe frikë ndaj Allahut. Nëse e sheh vëllan tënd të jetë i pakijdeshëm me fëmijët e vet, dhe se ai është neglizhent me ta, dhe nuk i urdhëron ata në të mirë, nuk i ndalon ata nga e keqja, ti duhet t’ia përkujtoshë atij në lidhje me këtë. Edhe predikuesit në xhami duhet t’ua përkujtojnë në lidhje me këtë. Kjo është ajo që ata mund të bëjnë. Ata janë në gjendje të flasin, të këshillojë dhe t’u japin udhëzimi robërve të Allahut.


1 66:6

3 Bukhari (7138) dhe Muslimi (1829).  

Shpërndaje: