Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqa-06-09-1435-01.mp3
Data e fetvas: 06-09-1435 ose 05-07-2014
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Në vendin tim në Senegal lindin gjithmonë mosmarrëveshje rreth fillimit dhe mbarimit të Ramazanit. Disa njerëz agjërojnë me Arabin Saudite [zëri i paqartë], dhe lindin mosmarrëveshje. Vendit nuk i intereson për fenë dhe nuk i organizon çështjet. Çka na këshillon?
Përgjigje: Në parim muslimanët dhe minoritetet në vendet e tjera kanë qendra Islame që kujdesen për çështjet e muslimanëve. Ata caktojnë muajt, kujdesen për mosmarrëveshjet e muslimanëve dhe i përgjigjen pyetjeve të tyre. Ji me qendrën e pranuar Islame në vendin tënd. Braktisi ata që ndahen dhe mendojnë ndryshe. Qendra Islame e ka statusin e vendit Islam. Ti i përket qytetarëve dhe përkrahëseve të saj.