Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/fatawa/410
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shteti më ka dërguar për studime në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1415 ndodhi që ne agjëruam Ramazanin duke llogaritur muajin e Sha’banit si 29 ditë pa e parë hënën e re për shkak të vranësirave. Si rezultat i kësaj ne agjëruam sipas disa qendrave Islame këtu (29 ditë). Argumenti ishte se Arabia Saudite agjëroi aq ditë, ndërsa shumica e qendrave Islame agjëruan duke e vlerësuar Sha’banin si 30 ditë sipas kalendarit të tyre. Cili prej nesh veproi drejtë? Çka është i obliguar të veproj ai i cili veproi gabim?
Përgjigje: Ai që agjëroi me Arabinë Saudite veproi drejtë sepse hëna e re është parë në një mënyrë sheriatike të martën në mbrëmje.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Agjëroni kur e shihni atë (hënën) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë, e nëse keni pengesë nga retë, atëherë plotësoni muajin Sha’ban tridhjetë ditë.”1
Ai që filloi agjërimin të mërkurën duhet ta kompensojë atë ditë për ditën të cilën nuk e agjëroi e cila u agjërua në Arabinë Saudite.
1 Bukhari (1909) dhe Muslimi (1081).