“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Agjëruesi dyshon në agimin apo perëndimin e diellit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Tuhfat-ul-Ikhuan, fq. 180

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi i personit që dyshon në agimin dhe perëndimin e diellit, pas së cilës ai ha, pi apo ka marrëdhënie intime në këtë kohë?

Përgjigje: Mendimi i saktë është se ai duhet të përsërisë këtë ditë. Nëse ai ka pasur marrëdhënie intime ai duhet gjithashtu të bëjë edhe kefareh, thonë shumica e dijetarëve. Kështu duhet vepruar për shkak që agjëruesi të mbroj agjërimin e tij dhe që njerëzit të mos i marrin me lehtësi gjërat e tilla.

Shpërndaje: