Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetuaja nr: (10/194-195)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një person ka mëlçinë e sëmurë dhe mjeku i tha atij se ai nuk mund të agjërojë sepse ai përdor ilaçe dhe se mëlçia e tij nuk mund ta përballojë agjërimin. Megjithatë, ai thotë se ai është në gjendje që të shkojë në xhami dhe në spital, ai pyet nëse është e lejuar që të mos agjërojë në këtë gjendje?
Përgjigje: Nëse është ashtu siç thotë se ai ka një sëmundje të mëlçisë dhe mjeku e urdhëroi atë që të mos agjërojë; nëse mjeku është i besueshëm, besnik dhe i ditur në punën e tij duhet ta dëgjosh mjekun. Mjeku e njeh pikërisht këtë sëmundje, e di si ajo është dhe se sa është në gjendje të agjërojë apo jo një person me sëmundje të tillë. Megjithatë, ai duhet t’i kompensojë ditët e humbura më vonë kur është në gjendje ta bëjë këtë.