Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai i cili shoqërohet me ata që fyejnë shtetin e Saudisë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Madhahir Dha´f-il-Akidah

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cila është këshilla juaj për atë i cili shoqërohet me ata që e fyejnë këtë shtet (A. Saudite), dhe më shumë se kaq duke i konsideruar ata jobesimtarë (udhëheqësit)? Cila është këshilla juaj për këtë djalosh dhe për fyesit?

Përgjigje: Këshilla jonë është: Nëse ata janë injorantë dhe nuk e njohin këtë shtet siç duhet, atëherë ai duhet t’i informojë dhe t’ua sqarojë atyre se në çfarë baza është formuar ky shtet, gjithashtu, për mënyrën e të vepruarit dhe për hapat e ndërmarrë. Këto gjëra i duhet sqaruar atyre. Ata kanë mundësi të mos i dinë këto gjëra të cilat i theksova, e të dëgjojnë fjalë të armiqve dhe u besojnë atyre! Andaj, këto gjëra duhet sqaruar atyre. Nëse këto gjëra u janë sqaruar atyre dhe ata nuk i pranojnë, atëherë është obligim bojkotimi i tyre, të larguarit nga ata dhe t’u bëhet e pamundur që të ndikojnë në rrethin ku ata jetojnë.

Shpërndaje: