Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk falet jashtë shtëpisë së tij nga frika se mos bie në syefaqësi

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (2)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13357

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë frikësohem aq shumë nga syefaqësia sa që unë nuk falem në shtëpinë e dikujt tjetër.

Përgjigje: Nuk lejohet braktisja e veprave nga frika e rënies në syefaqësi. Kjo është nga shejtani. Vepro dhe kushtoja veprën sinqerisht Allahut (azze ue xhel). Mos i braktis veprat nga frika e rënies në syefatkeqësi. Kjo është pikërisht ajo që e dëshiron shejtani. Ai dëshiron që të shmang nga namazi dhe të bind ty se po falesh për tu dukur. Të bind që të mos falesh gjatë natës në mënyrë që të mos të shohin të tjerët. Lutju Allahut që të mbrojë kundër syefaqësisë dhe idhujtarisë dhe vazhdo të bësh vepra të mira.

Shpërndaje: