“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ai nuk ka nevojë të agjërojë tridhjetë ditë

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (1 A)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Pyetje: Një burrë agjëroi në vendin e tij që filluan të agjërojnë pas Arabisë Saudite. Ata e mbaruan agjërimin pas nesh. Edhe ne edhe ata agjëruam tridhjetë ditë, por tridhjetë ditë tek ne korrespondon me njëzet e nëntë ditë tek ta. Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Ai duhet të mbarojë agjërimin me vendin në të cilin ai është. Ai nuk obligohet të agjërojë tridhjetë ditë. Dhe nëse agjëron tridhjetë ditë për t’u siguruar pasi që të dy vendet e vepruan këtë ky është veprim i mirë.

Shpërndaje: