Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që fyen gratë e profetit ﷺ dhe sahabët, ai është jobesimtar

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A konsiderohet jobesimtar ai i cili shpif dhe fyen ndaj grave të profetit ﷺ dhe ndaj sahabëve? Nëse është kështu, atëherë pse?

Përgjigje: Po, sepse ai që shpif ndaj grave të profetit ﷺ, shpif ndaj Allahut (azze ue xhel), sepse është Allahu Ai që ka zgjedhur këto gra për profetin e Tij ﷺ. Si i zgjedh Allahu gra për profetin e Tij ﷺ, nëse ato nuk janë të pastra?!

Gjithashtu, ai nënçmon të dërguarin ﷺ. Si mund të jenë ato gra të dërguarit ﷺ dhe nëna të besimtarëve, nëse ato janë të shpifura dhe në to ka të meta të tilla (me çfarë ata i përshkruajnë)?!

Pos kësaj, ai shpif edhe ndaj konsensusit të këtij umeti. Umeti janë të bashkuar në lidhje me pastërtinë e tyre dhe se ato janë nënat e besimtarëve dhe gratë e tij ﷺ, kjo gjendet në Kuran. Kush e përgojon nënën e tij biologjike? A kënaqesh që dikush të shpif ndaj nënës tënde biologjike? E si mund të kënaqesh që dikush ta fyejë nënën tënde nga feja dhe gruan e të dërguarit ﷺ? Si mund të kënaqesh që dikush ta fyejë atë? Nëna jote nga ana e fesë është padyshim më me vlerë sesa nëna biologjike. Pra, nuk ka asnjë dyshim se kushdo që qëllimisht fyen gratë e profetit ﷺ, ai është kafir. E njëjta gjë vlen edhe me sahabët. Kushdo që me qëllim i fyen ata, ai është kafir. Allahu thotë:

لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ

“…me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë jobesimtarët.” 48:29″

Shpërndaje: