Përgjigje: Mos mbani telivizion në shtëpitë tuaja nëse me të vërtetë kujdeseni për fenë tuaj dhe fëmijët tuaj! Kjo me të vërtetë është një e keqe që shkakton të keqen dhe sprova. Kjo është një sprovë tmerrësisht e madhe. Mbani shtëpinë tuaj larg nga televizionet në mënyrë që ju të ruani fenë tuaj dhe të kujdeseni për ata që janë nën përgjegjësin tuaj:
”O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” 6:66
Nuk ka të mirë në televizion. Lajmet mund t’i përcjellësh nëpërmjet radios ose në kanalet televizive Saudite në qoftë se duhet të kishte një televizion pa tjetër. Kjo është e mjaftueshme. Në radio transmetohen të gjitha lajmet dhe ato transmetohen sërish. Përveç kësaj, shumica e lajmeve janë mashtrime, gënjeshtra dhe provokime.