Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që mohon dënimin me gurëzim e mohon Kuranin

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (2/48-49)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu Subhanehu ue Te ala ka thënë:

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ قَدْ جَاءكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ كَثِيرًا مِّمَّا كُنتُمْ تُخْفُونَ مِنَ الْكِتَابِ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ قَدْ جَاءكُم مِّنَ اللّهِ نُورٌ وَكِتَابٌ مُّبِينٌ

”O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ua sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë tjera nuk ua zbulon. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë.” 5:15

Allahu Te ala tregon se e dërgoi të dërguarin e Tij Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem), me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për të gjithë njerëzit: arabët dhe jo arabët, ata që dijnë shkrim-leximin dhe analfabetët. Ai e dërgoi atë me argumente dhe sqarim në mes të vërtetës dhe të pavërtetës:

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ قَدْ جَاءكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ كَثِيرًا مِّمَّا كُنتُمْ تُخْفُونَ مِنَ الْكِتَابِ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ

”O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ua sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e shumë tjera nuk ua zbulon.”

Do të thotë se ai (salAllahu alejhi ue selem) shpjegoi se çfarë ata kishin ndryshuar, shtrembëruar dhe kishin shpifur ndaj Allahut. Megjithatë, ai ka heshtur për shumë nga ajo që ata e kanë ndryshuar, sepse ishte e panevojshme për ta përmendur atë. Hakimi transmeton përmes Ikrimehs se Ibn Abasi (radijAllahu anhuma) ka thënë:

“Ai që e mohon dënimin me gurëzim, e mohon Kuranin pa e ditur atë.”

Allahu ka thënë:

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ قَدْ جَاءكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ كَثِيرًا مِّمَّا كُنتُمْ تُخْفُونَ مِنَ الْكِتَابِ

”O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit.”

Denimi me gurëzim ishte një gjë që ata e fshehën.”

Hakim ka thënë:

“Zinxhiri i transmetimit është autentik pa e transmetuar këtë Buhariu dhe Muslimi.”

Shpërndaje: