Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që mohon Kuranin do të hyjë në zjarr

Imam Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir El-Kuran El-Adhim (2/574)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ai që mohon Kuranin do të hyjë në zjarr.

Allahu -subhanehu ue te ala- ka thënë: 

“Kushdo nga grupet që e mohon Kuranin, le ta dijë se zjarri do të jetë vendi i tij i premtuar.” Hud, 11:17

Kjo do të thotë gjithë njerëzit në mesin e idhujtarëve, femohuesit, hebrenjtë, të krishterët dhe të tjerët – pavarësisht nga pamja ngjyra dhe gjinia – që e mohojnë Kuranin, pasi tu ketë arritur atyre.

Allahu -subhanehu ue te ala- ka thënë: 

“Mua më është shpallur ky Kuran që nëpërmjet tij t’jua tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i kumtohet.” El-Enam, 6:19

 “Thuaj (O Muhamed): ”O ju njerëz, unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju.” El-A’raf, 7:158

Në sahihun e Muslimit, transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij -radijAllahu anhu- se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nuk ka asnjë çifut ose i krishterë që dëgjon për mua dhe pastaj nuk më beson, veçse do të hyjë në zjarr.“

Ebu Ejub Es-Sihtijani na ka treguar se Seid bin Xhubejri -radijAllahu anhu- ka thënë: “Unë kurrë nuk kam dëgjuar një hadith nga profeti ﷺ, vetëm se e kam gjetur vërtetësinë e tij në Kuran.

Ebu Hurejra-radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nuk ka njeri nga ky ummet qoftë çifut apo i krishterë që dëgjon për mua, pastaj vdes pa besuar në atë me të cilin jam dërguar, veçse do të jetë prej banorëve të zjarri.”

Transmeton Muslimi (153).

E pyeta veten: Ku gjendet kjo në Kuran?

E më në fund, e gjeta ajetin:

“Kushdo nga grupet që e mohon Kuranin, le ta dijë se zjarri do të jetë vendi i tij i premtuar.” Hud, 11:17

Shpërndaje: