Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që nuk falet nuk ka agjërim

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Tefsir-ish-shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab (22)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi atë që agjëron (Ramazanin) por nuk falë namaz apo mbi atë që e ka zakon të bashkoj namazin e drekës me atë të ikindisë në fund të kohës së namazit të ikindisë?

Përgjigje: Ai që agjëron por nuk falet nuk ka agjërim të vlefshëm. Ai nuk ka agjërim të vlefshëm. Personit që nuk falet nuk i pranohet asnjë vepër tjetër derisa të kujdeset për namazin. Namazi është më i rëndësishëm se agjërimi. Namazi është shtylla e dytë, ndërsa agjërimi është shtylla e katërt. Namazi është baza e veprave.

Shpërndaje: