Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që refuzon hilafetin e Ebu Bekrit nuk është prej myslimanëve

Imam Ali bin Sultan el-Kari el-Hanefi (v. 1014)

Burimi: Shemmul-´Auarid fi Dhemmirr-Rrauafid, fq. 57-58

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

أبى الله وَالمسُلمُون إلاَّ أبا بكر

“Allahu dhe besimtarët refuzojnë dikë tjetër (për imam) përveç Ebu Bekrin.”

Këtë ai e tha kur e zgjodhi Ebu Bekrin për imam në namaz, gjë e cila nënkupton se hilafeti i tij është i vlefshëm. Kushdo që refuzon ta pranojë hilafetin e Ebu Bekrit pasi që Profeti salallahu alejhi ue selem e ka zgjedhur atë, ai nuk është prej pasuesve të Islamit, por është prej tjerëve. Dhe duhet mos harruar se kjo gjë bëri që sahabët të jenë të bashkuar në lidhje me hilafetin e tij dhe injoruan atë që ishte pasiv në çështje, duke thënë: “I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ishte i kënaqur që ai (Ebu Bekri) të na printe në fenë tonë, e si mos të kënaqemi që ai të na prijë edhe në çështjet e kësaj bote?!”

Është transmetuar gjithashtu se vetë Aliu radijAllahu anhu e ka thënë këtë me të njëjtin kontekst.

Shpërndaje: