Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ajetet-Kuranore që përbëjnë një kornizë në çështjet e Kaderit

Imam Shems-ud-Din bin Kajim-il-Xheuzijeh (vdiq. 751)

Burimi: et-Tibjan fi Aksam-il-Kuran, faqe. 42

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (Azz ue Xhel) ka thënë:

فَأَمَّا مَن أَعْطَى وَاتَّقَىوَصَدَّقَ بِالْحُسْنَىفَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَىوَأَمَّا مَن بَخِلَ وَاسْتَغْنَىوَكَذَّبَ بِالْحُسْنَىفَسَنُيَسِّرُهُ لِلْعُسْرَى

”E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën, E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën, Ne do ta përgatisim për më të vështirën.” 1

Këto vargje janë korniza e çështjes së Kaderit dhe largojn çdo përshtjellim dhe problem në lidhje me të, është e qartë për atë që Allahu i ka dhënë sukses në të kuptuarit e saj dhe hamdi i takon Allahut. Prandaj, u përgjigj Profeti (salAllahu alejhi ue selem) me to kur ai pyetej për kaderin pyteje të cilat vazhdojn të bëhen edhe sot.

Bukhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga Ali bin Ebi Talib (radijAllahu anhu) se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Nuk ka asnjë nga ju vetëm se vendi i tij është i njohur në Xhenet apo në  Zjarrë.” Atëherë iu tha: ”O i Dërguar i Allahut! A ti braktisim veprat tani dhe në vend të kësaj të mbështetemi në kaderin? ”Ai salAllahu alejh ue selem ka thënë: ”Veproni! Çdo gjë është lehtësuar për atë që jeni krijuar.”

Pastaj ai lexoi.:

فَأَمَّا مَن أَعْطَى وَاتَّقَىوَصَدَّقَ بِالْحُسْنَىفَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَى

””E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.”

Ky hadith përmban në vete refuzimin ndaj Kaderive dhe Xhebrive. Ky hadith konfirmon kaderin dhe sheriatin si dhe librin e parë i cili përfshihet nga dija e Allahut për çdo gjë para egzistencës së tyre. Ajo gjithashtu konfirmon se veprat që shpien tek shpërblimi janë krijuar nga Allahu.

Ky hadithi e bënë të pavlefshum parimin e kaderive se veprimet e njeriut nuk janë fare të krijuara. Ai i cili prej tyre konfirmon se veprat të cilat shpien tek shpërblimi janë të krijuara ndryshe nga dija e Allahut e mëparshme dhe libri, e rrenon parimin e tyre dhe rregulla e tyre është kontraditore.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) njoftoi, ashtu siç njoftoi Zoti i tij i Lartësuar:

”Çdo gjë është lehtësuar për atë që jeni krijuar ”pa detyrim”.

Termi ”detyrim”, Xhabr është futur në fe.

Termi ”ju është lehtësuar” është term i Kuranit dhe Sunnetit.

Hadithi argumenton se sahabët ishin njerëzit më të ditur rreth bazave të fesë. Sepse ata i mësuan ato nga krijesa me e ditur e Allahut në mënyrë absolute (salAllahu alejhi ue selem).

Nëse ata gjenin ndonjë paqartësi ata e pyesnin atë i cili u përgjigjej atyre në një mënyrë që e bënte të qartë paqartësin dhe e shpjegonte të saktën. Me të vërtetë sahabët janë ata të cilët i njohin themelet e fesë në mënyrë të drejt dhe jo Pasuesit e Bidateve në mesin e skolastikës- ’’mutekelimint’’ dhe të tjerët që pasojnë rrugën e tyre!


1 El-Lejl 92:5-7

Shpërndaje: