Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ajeti bazë në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ

“Asgjë nuk i përngjason Atij.” 42:11

Ky është refuzim i Mumethilave (përngjasuesve).

وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

“Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” 42:11

Ky është refuzim i Muatilave (mohuesve). Pra kemi pohim të cilësive të Tij pa i përngjasuar ato me krijesat dhe mohim të përngjasimit duke mos i mohuar cilësitë e Tij.

Ky është besimi i Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut.

Shpërndaje: