Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr: 18200
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Si është Sunneti në lidhje me ceremoninë e kurorëzimit? A ka hadithe që tregojnë se çfarë duhet thënë në hapje të ceremonisë së martesës? Ku është më së miri që të bëhet kurorëzimi? Kush ka përparësi më së shumti që ta bëjë hapjen e kësaj ceremonie? Çfarë është gjykimi për atë që praktikohet në Afrikën e Jugut, ku fillimisht lexohen disa ajete nga Kurani? Çfarë është gjykimi për të bërë dua kolektive pas përfundimit të kësaj ceremonie, ku dhëndri bën dua duke i ngritur duart lartë dhe me zë, edhe të pranishmit i ngritin duart dhe thonë Amin pas duasë së tij?”
Përgjigje: “Martesa bëhet e vlefshme kur kujdestari i femrës ose i autorizuari i tij i thotë atij që ka kërkuar dorën e saj se ia ka dhënë vajzën për martesë, dhe ai që kërkon dorën e saj thotë se e ka pranuar martesën, është i kënaqur me të e shprehje të ngjashme. Kjo gjë duhet të dëshmohet nga dy dëshmitarë të drejtë.
Nuk ka formulim fjalësh të veçanta, dua apo lexim specifik para kurorëzimit. Mirëpo, ajo që është e rekomanduar të lexohet, është Hutbeja Lamtumirëse, siç transmetohet nga profeti ﷺ:
إنَّ الْحَمْدَ لِلهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ، وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَمِنْ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا، مَنْ يَهْدِهِ اللهُ فَلاَ مُضِلَّ لَهُ، وَمَنْ يُضْلِلْ فَلاَ هَادِىَ لَهُ، وَأَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ
“Lavdërimet i takojnë Allahut. Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruaj prej së keqes së punëve dhe veteve tona! Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga të këqijat e shpirtit tonë dhe veprave tona të liga. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e devijon, dhe atë që e devijon Allahu nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe nuk ka ortak, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Allahut.”
Pastaj lexohen tre ajetet kuranore:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” Al-Imran, 3:102
يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالاً كَثِيرًا وَنِسَاء وَاتَّقُواْ اللّهَ الَّذِي تَسَاءلُونَ بِهِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” 4:1
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًايُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَن يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” 33:70-71
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij!”