Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet’h-il-Mexhid (21)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth-mjd-17051435.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Gruaja ime urdhëron të mirën dhe ndalon të keqen në një mënyrë tepër të ashpër. Ajo i flet nënës time dhe motrave të mia në mënyrën më të ashpër dhe i akuzon ato për mosbesim dhe mëkate. Kjo pavarësisht faktit se nëna ime e ka memorizuar Kuranin dhe është fetare. Çfarë e këshillon gruan time që pretendon se ajo urdhëron të mirën dhe ndalon nga e keqja?
Përgjigje: Ajo vetë ka nevojë për dikë që e urdhëron atë në të mirën. Ajo vetë ka nevojë për dikë që e urdhëron atë dhe këshillon atë. Urdhërimi në të mirë nuk bëhet në këtë mënyrë. Këshillat nuk jepen në këtë mënyrë. Tregoi asaj se ajo mëkaton me veprimin e saj. Ajo mëkaton dhe nuk shpërblehet.