Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Akuza se dijetarët nuk i parlajmërojnë dhe nuk i këshillojnë pushtetarët

Shejkh Felah Ibn Ismail Ibn Ahmed El-Mundekar
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh Ibn Uthejmini ishte një ditë në xhamin e tij dhe gjatë mësimit; disa të rinj filluan t’i bërtisnin shejkhut duke thënë: “O shejkh të këqijat në shoqëri.” Kështu njëri prej tyre ishte euforik, u ngrit në këmbë. Shejkhu e mbylli librin e tij dhe e lejoi të flasë, të flasë. Nxënësi ishte i tërbuar duke folur dhe tha: “Deri kur do të heshtni? Si mund ta fshihni dijen? Allahu ju urdhëroi të urdhëroni në të mirë dhe të ndaloni të keqen, të këqijat janë përhapur. Mbretërit po marrin kamatën dhe thanë shumë fjalë të tjera. Deri kur do të heshtni?” e kështu e kështu me radhë. Gjatë gjithë kësaj kohe shejkhu nuk e tha asnjë fjalë, o vëllezër. Allahu Ekber, Allahu e mëshiroftë shejkhun me mëshirën e Tij të gjerë! E lejoi të flasë, të flasë deri sa ju harxhuan bateriat. Kur ai e mbaroi.

Shejkhu me butësi i tha: A e mbarove?

Ai tha: Po, mbarova!

Shejkhu i tha: Mirë, po të bëjë një pyetje. Shejkhu i tha: Si e di se ne nuk e kundërshtojmë të keqen dhe nuk i këshillojmë pushtetarët? Allahu Ekber.
Tani nëse personi ka mendje të shëndoshë. Shejkhu e pyet si e dije që ne nuk e kemi kundërshtuar të keqen, nuk kemi qenë te pushtetarët dhe nuk i këshilluam, si e dije këtë, si e dije këtë?

I riu tha: Por të këqijat!

Shejkhu i tha: Jo, jo, trego si e dije, a ke mundësi të hysh në mbrendësinë time dhe ta dish se nuk kam qenë. Si e di se unë nuk kam qenë apo se vëllezërit e mi prej dijetarëve të tjerë nuk kanë qenë?

Po të kishte mendje të shëndosh, ai do të ndihej i turpëruar do ta therrte veten! Po të kishte turp, ai do të therrte veten! Me të vërtetë!

Si mund t’i akuzoni të gjithë dijetarët, shejkhun Abdul-Aziz, dijetarë të mëdhenj, me kaq keqdashje dhe të mendoni kaq keq për ta; se ata nuk e urrejnë të keqen dhe nuk paralajmërojnë ndaj saj? Kështu që shejkhu i tha të riut të ulet ndërsa ai po fliste ndërsa ai ishte në këmbë.

Shejkhu tha: “Pasha Allahun ne shkojmë dhe i paralajmërojmë pushtetarët dhe i këshillojmë ata, por ne nuk kthehemi në xhami dhe të hipim në minber dhe të themi: “O njerëz! Unë isha tek princi e paralajmërova për këtë dhe këtë.” Ne nuk jemi nga ky lloj i njerëzve që veprojnë kështu. Ne i mbajmë sekret këto gjëra.

Ne shkojmë dhe u flasim atyre midis nesh dhe tyre, nëse ata dëgjojnë, atëherë kjo është mirë, nëse jo, atëherë ne kemi bërë detyrën tonë, por ne nuk e bëjmë publike këtë çështje.

Ju përkujtoj se më shumë njerëz shkuan te sahabiu Usame bin Zejdi, duke thënë: “A nuk e sheh se çfarë po bën Uthmani?”. Të gjithë kishin ardhur tek Usame, me qëllim për tu rebeluar sahabët kundër Uthmanit. Ata erdhën te Usame ibn Zejd, duke menduar se do të mund ta bindin atë. Kështu menduan ata.

Ai tha: Uthmani bëri këtë, e favorizon familjen e tij duke i dhënë pozita, ka bërë këtë, ka bërë atë! Pse nuk e paralajmëron atë, deri kur kështu, pse nuk e paralajmëron atë?

Usame u përgjigj me të njëjtën gjë: Çdo herë që të hymë tek Uthmani dhe e këshillojmë atë, a të vijmë tek ju dhe t’u njoftojmë për këtë. Përse?

Largohuni! I largoi Usame bin Zejdi.

Pra vëllezër, kështu këshillojmë, ne kemi parime dhe mënyra për t’i pasuar.
Mos shko dhe ta marrësh shpatën dhe të paralajmërosh ndaj të keqes dhe të thuash po paralajmëroj. Jo, jo! Po paralajmëroj dhe kjo shkakton më shumë dëm sesa dobi dhe nuk arritur asgjë me këtë. Jo kjo nuk sjell dobi fare.

Shpërndaje: