Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Sa’kat-ul-Mensur, fq. 8-10
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Abdirr-Rrahman bin Hasan ez-Zandi el-Kurdi e dërgoi “Sa’kat-ul-Mensur li Nasf Bid’a ue Dhalalat-ish-Shejkh Meshhur” tek unë. Kisha kohë, por nuk munda ta lexojë. Por pasi gjithnjë e më shumë njerëzit pyetën për librin, më në fund e lexova edhe pse isha i zënë. Ishte një libër i mirë në të cilin ai e refuzon shejkh Meshhur Hasan El-Selman në disa raste. Disa prej tyre janë si më poshtë:
Meshhur Hasan El-Selman tha:
1 – “Ne e konfirmojmë syrin e Allahut pa e kufizuar atë, d.m.th., as një as dy. Duhet të konfirmohet në mënyrë të pakufizuar siç është përmendur. Ai që e kufizon le ta dëshmojë atë.”
Ai mësoi fjalët e profetit ﷺ:
“Vërtet, Zoti juaj nuk është me një sy ndryshe nga el-Mesih ed-Dexhalli i cili është me një sy.”
Megjithatë, ai nuk pranoi dhe mbeti në çështjen e tij.
2 – Ai në mënyrë indirekte bën tekfir mbi bashkësinë muslimane.
3 – Ai indirekt lejon rebelimin kundër pushtetarëve muslimanë.
4 – Ai i lejon sulmuesit vetëvrasës, për ndalimin e të cilit Ehli-Sunneti kanë konsensus.
5 – Ai mbron grupet e prishura siç janë el-Ikhuan el-Muslimun dhe Xhematin Tebligh.
6 – Ai i mbron, zbukuron dhe lavdëron pasuesit e bidateve. Për shembull, ai tha për Xhemal-ud-Din el-Afganin:
“Një reformator (Muxheddid) që korrigjoi gjendjet (Muslih).”
Ai tha të njëjtën gjë në lidhje me frimasonin egjiptian Muhamed Abduh:
“Një reformator (Muxheddid) që korrigjoi gjendjet (Muslih).”
Ai tha për Sejjid Kutbin:
Është: “Shkëndijë.”
Ai tha për el-Kardavin:
“Dijetarë dhe i lexueshëm.”
Ai tha për Adnan Arurin:
“Një re dije.”
Ai tha për Ebu Ghuddah el-Keutherin:
“Verifikues dhe i aftë, Alameh.”
Ai tha për el-Maghrauin Tekfirin:
“Është Selefi”.
Kapitulli i fundit i librit ka të bëjë me fyerjet që Meshhur Hasani ia bëri Ehl-us-Sunnetit. Ai i fyen ata në dy mënyra:
Në përgjithësi. Ndër të tjera, ai tha:
1 – “Nëse ka dijetarë, atëherë ata janë të paaftë”.
Ai gjithashtu tha:
“Dijetarët nuk janë për njerëzit e thjeshtë.”
Për kë janë ata nëse jo për njerëzit e thjeshtë? Ata u përgjigjen pyetjeve dhe japin mësime. Ata urdhërojnë në të mirën dhe ndalojnë nga e keqja. Ata thërrasin në vepra të mira dhe paralajmërojnë ndaj së keqes. A jetojnë dijetarët për tu argëtuar dhe për të mbledhur para në mënyra të ligjshme dhe të paligjshme? A jetojnë ata për t’u lavdëruar dhe për t’u mburrur? Ata jetojnë për veten e tyre për të korrigjuar veten e tyre duke adhuruar Allahun duke shpresuar shpëtimin. Ata jetojnë për njerëzit duke i mësuar ata dhe duke i këshilluar ata dhe duke shpjeguar të vërtetën përmes thirrjes dhe librave, edhe nëse ata janë të ndryshëm.
2 – Në mënyrë specifike. Ndër të tjera, ai thotë:
“Ai nuk lexon shumë.”
“Ai është i panjohur.”
Autori ka refuzuar gjithçka që Meshhur Hasani ka përmendur dhe ka sqaruar të vërtetën dhe ka refuzuar kamuflazhin. Kështu që, unë i nxis të rinjtë në këtë refuzim për shkak të përfitimit që ai sjell.
Ahmed bin Jahja en-Nexhmi
Data: 13/3-1428