“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Albani – A justifikohet njeriu për injorancën e tij? (3)

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1004)

Data e fetvas: 19-01-1410 ose 21-08-1989

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Shejkh Salih Alush-Shejkh: ”A themi ne se ai që i kërkon ndihmë dikujt tjetër përveç Allahut është mysliman para se ti arrij atij e vërteta dhe kundërshtari i të cilës blasfemon?”

Imam Albani: Unë e kuptoj pyetjen tuaj, por unë mendoj se kjo ka të bëjë me personin i cili dëshmon se nuk meriton të adhurohet me të drjetë askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Përndryshe unë përgjigjem qartë në pyetjen tuaj se ai nuk është mysliman. Sepse ai nuk e shqipton shahadetin dhe unë nuk shoh asnjë dëshmi që sugjëron islamin e tij. Prandaj unë po e plotësojë pyetje tuaj dhe po them se ti e ke për qëllim personin që shqipton shahadetin dhe kërkon ndihmë dikujt tjetër përveç Allahut. Unë po ta dhë përgjigjen e fundit1. Ai ka rënë padyshim në idhujtari, por unë nuk e përjashtoj atë nga Islami para se ti arrijnë atij provat.

________________________

1 Shih https://www.perlatmuslimane.com/albani-a-justifikohet-njeriu-per-injorancen-e-tij-nr-1/

Shpërndaje: