Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Albani në lidhje me Hasan el-Benna dhe Ikhuan el-Musliminët

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: http://alalbany.net/fatawa_view.php?id=6720

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ne do të donim një vlerësim të mesëm në lidhje me disa thirrësa të kohës, të cilët kanë vdekur si Hasan el-Benna dhe Sejjid Kutb. Disa thonë se ju thoni një gjë dhe të tjerët thonë se ju thoni një tjetër. Ne do të donim një vlerësim të bazuar në dije dhe Sheriat në lidhje me këtë.

Përgjigje: Ne ecim sipas fjalëve të Allahut (Tabarak ue Te ala):

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُونُوا قَوَّامِينَ لِلَّهِ شُهَدَاءَ بِالْقِسْطِ ۖ وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَىٰ أَلَّا تَعْدِلُوا ۚ اعْدِلُوا هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَىٰ ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ

“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro Allahun se Allahu di hollësisht për atë që veproni.” 5:8

Bazuar në këtë ne nuk ia mangësojmë asnjë thirrësi të drejtën e tij. Ne as nuk biem në nënvlerësim ose mbivlerësim në lidhje me të.

Unë besoj se Hasan el-Benna kishte një ndikim të mirë tek shumë të rinj musliman, që ishin fundosur në klube nate dhe tradita perëndimore, si muzika dhe kinemaja. Ai i mblodhi ata në një grupim, me të cilën ne nuk jemi të pajtuar me që … [zëri zhduket këtu] … i thirri ata që të kapen për Kurani dhe Sunneti dhe Islami që ai kishte njohuri. Allahu bëri dobi me të, dhe daveti i tij u përhap në botën muslimane. Kjo është bindja jonë me të cilën ne e adhurojmë Allahun me lidhje me thirrjen e tij. Megjithatë, ne nuk kemi pozicion ekstrem ndaj tij sikurse ka partia e tij. Ai me kqeqardhje nuk kishte dituri fare në lidhje me Kuranin dhe Sunnetin. Ai nuk thirri në Kuran dhe Sunnetit sipas metodologjisë së Selefëve. Sapo thashë se nuk ka asnjë grup që refuzon të kapurit për Kurani dhe Sunneti.

Çdo grup, pa marrë parasysh sa i devijuar është, si Shiitët dhe Khauarixhët, thonë se e pasojnë Kuranin dhe Sunnetin, e të mos flasim për Hasan el-Bannën, Sejjid Kutbin dhe ata që i pasojnë ata e thonë këtë. Edhe ata pretendojnë se pasojnë Kuranin dhe Sunnetin. Për fat të keq, ne ende nuk mund të shohim se ata si një grup, el-Ikhuan el-Muslimin, publikisht dhe në mënyrë të qartë deklarojnë se ata pasojnë Kuranin dhe Sunnetin sipas metodologjisë së Selefëve. Ata kënaqen për të thirrur në Islam, Kuran dhe Sunnet, në mënyrë të përgjithshme. Prandaj, ne tani e dimë nga përvoja se, el-Ikhuan el-Musliminët thërrasin në Islam sipas metodologjisë së Hasan el-Bennës edhe pse ajo mund të ndërlidhet me Kuranin dhe Sunnetin.

Ndërsa ajo është e përgjithshëm dhe i mungojnë detajet. Kjo vlen edhe për besimin. Ata nuk e publikojnë se e pasojnë besimin e Selefëve në mënyrë të detajuar. Ata ndoshta e thonë këtë në përgjithësi. Atë që ne shohim në shumë vende ku janë el-Ikhuan el-Musliminët, është se ata janë të kënaqur që secili të pasoj Islamin sipas të medhhebit të tij. El-Ikhuan el-Musliminët bashkojnë mes Selefijjeh dhe Khalafijjeh, do të thotë ata që i atribuohen Selefëve dhe atyre që i atribuohen Khelefit. Ata madje mund të përfshijnë Shiitët në grupin e tyre.

 

Shpërndaje: