Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Albani në lidhje me kryengritjen në Siri, vrasjen e Enuer Sadatit dhe intifadën në Palestinë

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (352)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Bazuar në këtë, unë besoj se çdo revoltë në vendet Islamike që nuk bazohet në këtë parim – Tesfijeh (pastrim) dhe Terbijeh (edukim) – është i dështuar. Realiteti është dëshmia më e madhe e kësaj. Shembull i kësaj është incidenti në xhaminë e shenjtë në Mekë që u bë nga disa njerëz. Këta njerëz pothuajse mund të konsideroheshin selefijun. Por atyre u mungonte njohuria e gjerë dhe ishin të paedukuar. Ata ishin rritur në këtë mjedis që quhet “zgjimi (sahuah)”. Por ata ishin të paedukuar.

Shumë studentët sot shkruajnë ndërsa janë ende fillestarë. Kjo dëshmon se nuk ka edukim. Nuk ka frikë ndaj Allahut. Nuk ka distancim nga syfaqësia dhe dashuria për popullaritet. Në të kaluarën ishte zakon të thuhej:

“Dashuria për popullaritet ta thyen kurrizin.”

Ky edukim kërkon kohë. Pas pastrimit vjen edukimi. Kjo nuk ekziston sot, as si umet, as si grup dhe sidomos jo në Palestinë. Palestinezët nuk janë sprovuar me jehudët për shkak se janë musliman të vërtetë. Unë nuk po them se dikush tjetër është më i mirë se ata. Të gjitha vendet dhe popujt Islamikë janë të tillë. Sidoqoftë, çdo popull ka radhën e tij tek Allahu.

Bazuar në këtë, unë them se nuk e mbështes intifadën. Unë nuk e mbështes revoltën e fundit në Siri. Unë nuk e mbështes revoltën në xhaminë e shenjtë, as atë që ndodhi tek ju në Egjipt kur ata vranë Sadatin. Ata vazhdojnë edhe sot (në këtë udhë). Nuk ka kurrfarë dobie nga ajo. Dobia qëndron në kërkimin e dijes së vërtetë dhe në edukimin e djemve dhe vajzave etj. Me fjalë të tjera, historia përsëritet. Atë që i dërguari ﷺ bëri duhet edhe ne ta bëjmë.

Shpërndaje: