Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Albani për thënien ”e marrë atë që është e mirë dhe e lë atë që është e keqe” dhe për Sherauin, Kishkun dhe Universitetin e Ez’harit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (206)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Lidhur me Shejkh esh-Sherauin, shumë janë të ngazëlluar për oratorinë e tij dhe mënyrën si e bën. Unë mund të them se unë kënaqem me dëgjimin e tij. 

Disa dijetarë, apo disa nxënës dije thonë se ai ka gabime të rrezikshme dhe keqkuptime në besim. 

Unë përsonalisht nuk shoh se ai po gabon ose mban ligjërata të rrezikshme e cila ndikon keq në besim.

A keni njohuri rreth predikimeve të tij ose nga ligjërata e tij që të na jepni një shembull dhe pastaj ta krahasojmë me ngjarje apo raste të tjera dhe që të jemi të vëmendshëm?

Përgjigje: A pata mundësi që të vë re gabimin të cilin shkaktove që vdiq indiani?

Pyetësi: Jo, nuk e vërejte?

Përgjigje: Pse nuk munda ta vërej?

Pyetësi: Sepse ishe larg nga aty.

Përgjigje: Jo se isha larg, por sepse unë nuk kam dituri në shkencën e mjekësisë, e jo se unë isha larg fizikisht. Unë nuk do ta dija se ti ishe shkak për vdekjen e tij sepse unë nuk kamë dituri për shkencën e mjekësisë. 

Ky është një shembull me ty. Ti nuk je i ditur. Ti nuk ke mundësi të dallosh një ligjëratë nga një ligjëratë e ashtuquajtur shkencore. Për atë ti duhet të bësh bashkimin mes ndjenjave të tua dhe atë që ke paraqitur nga dijsa dijetar apo nxënës dije. Ndjenjat tua thonë se ai tërheq njerëzit, e cila është e vërtet.

Enjëjta gjë mund të thuhet edhe për punën e Shejkh Kishkit. A nuk është kështu?

Pyetësi: Po kështu është me xhematlinjtë.

Përgjigje: Që të dy kanë diturinë e pasuesve (halefëve). Ndërsa esh-Sharaui është më i ditur se ai tjetri (Hamid Kishki).

Për këtë arsye unë e quaj atë tjetrin (Hamid Kishkin) “Përrallë Rrëfyes”.

Edhe pse ai është bërë shembull për shumë predikues të cilët mundohen të imitojnë predikimet e tij.

Ky esh-Sharaui është një nga dijetarët e Ez’herit. Dijetarët në Ez´her zotërojnë dituri në gjuhën arabe, komentimin e Kuranit, Fikhun dhe gjëra tjera.

Mirëpo janë aq larg prej Sunnetit aq sa është e mundur të jetë.

Porse ka edhe njerëz të sinqertë në mesin e tyre saqë nëse dikush i këshillon ata, ata e pranojnë atë.

Por siç po shihet esh-Sharaui nuk është prej tyre. Para disa viteve ju dha mundësia të flasë në media dhe ai dëgjohej nga një shumicë e madhe njerëzish. 

Një ndër ta ishte një vëlla i yni Selefi. Vëllait tonë i lindi një ide e mirë. Ajo ishte: Ky shejkhu i cili po flet për shenjat dhe për mrekullitë e Kuranit në të cilat ne jemi aq të entuziazuar, a është besimi i tij sipas Menhexhit të Selefit apo jo?

Ai thoshte: Çfarë thotë shejkhu besnik për fjalën e Allahut:

“Rrahmani (i Gjithëmëshirshmi) u ngrit lart dhe qëndroi (ashtu siç i takon Madhështisë së Tij) mbi Arsh.” Ta-ha: 5?

A përshkruhet Zoti ynë si i Lartësuar?

Ndërsa shejkh esh-Sharaui iu drejtua me ashpërsi atij duke i thënë:

Allahu nuk ka ndonjë vend të posaçëm, Allahu është gjithëkund etj. Ai citonte katastrofa të cilat nuk janë vetëm tek xhematlinjtë por edhe tek disa dijetarë. 

Ai ka besim të devijuar. Shpesh i shtrembëron kuptimet e ajeteve Kuranore sipas kuptimit kohorë.

Lidhur me mënyrën e veprimit të tyre, dallohen egjiptianët nga popujt e tjerë Islam në oratori dhe në mënyrë të shprehuri të bukur. Ata kanë mundësi të marrin kontrollin mbi njerëzit. Esh-Sharaui është një prej tyre.

Dituria nuk merret prej tij. Dituria është një gjë dhe mënyra se si bëhet davet është një gjë tjetër.

Shpërndaje: