“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu do që agjërimi të prishet gjatë udhëtimit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%2013430

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar që të mos agjërosh gjatë një udhëtimi i cili nuk është i vështirë (siç është udhëtimi nëpërmjet transportit ajrorë, dhe forma të tjera të lehta të transportit (v.p.))?

Përgjigje: Po, është e lejuar. Allahu (xhela ue ala) ndërlidhi lejimin për të mos-agjëruar në udhëtim pa aneksuar “vështirësinë”. Kur njeriu fillon të udhëtojë është e ligjësuar për të që ta prish agjërimin. Në parim, udhëtimi përbëhet nga vështirësi dhe probleme. Kur njeriu fillon udhëtimin atëherë i lejohet qëë ta prish agjërimin. Veprimi i tillë (prishja e agjërimit gjatë udhëtimit) është më i dashur tek Allahu sesa agjërimi në udhëtim. Mirëpo, edhe agjërimi në këtë gjendje është në rregull dhe nuk ka asgjë të keqe.

Shpërndaje: