Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu flet për Veten e Tij në shumës

Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami
Sherhu Thalathatul Usul, fq. 96
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -i Lartësuar- thotë:

”Në çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe çfarëdo pune që të bëni (o njerëz), Ne jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të. 10:61

Do të thotë Ne jemi me ju. Allahu -i Lartësuar- flet për Veten e Tij ndonjëherë në shumës, e ndonjëherë në njëjës. Kur Allahu flet në shumës, kjo nuk d.m.th. se janë disa Zota, porse kjo gjë tregon Madhështinë e Tij.

Përemrat ”Ne” dhe ”Neve” tregojnë për Madhështinë e Allahut dhe nuk tregojnë se janë shume Zota. E njëjta gjë vlen me përemrat. Një shebull i tillë është:

Ne jemi dëshmitarë.

Pra, ”jemi”. Nuk i lejohet askujt që të mendoi se kjo tregon se janë shumë Zota, pasi kjo është mënyrë e të shprehurit në gjuhën arabe. Madje edhe krijesa ndonjëherë flet për veten e tij dhe thotë; ne vepruam, ne ecëm etj. Kjo është mënyrë arabe e të shprehurit është e njohur.

Shpërndaje: