Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu nuk i lë pas dore zullumqarët

Imam Husejn bin Mesud el-Begeuij (v. 516)
Me’alim-ut-Tenzil (3/39)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -azze ue xhel- ka thënë:

“Mos mendo kurrsesi që Allahu është i paditur dhe i pavëmendshëm për atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin).” Ibrahim, 14:42

Neglizhim do të thotë që njeriu të pengohet të perceptojnë gjërat ashtu siç janë. Ky ajet është ngushëllim për të shtypurin dhe kërcënim për shtypësin.

”Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin).”

Ata nuk do të jenë në gjendje të përpëlisin sytë për shkak të gjithë tmerrit të dukshëm në atë ditë. Është thënë gjithashtu se do të hedhin shikimin andej-këndej se ata do të dridhen.

Shpërndaje: