Imam Ahmed bin Shuajb en-Nesai
Burimi: es-Sunnen (2561)
Shpjegues: Hafidh Xhalal-ud-Din es-Sujuti (v. 911)
Shpjegues II: Imam Abul-Hasan el-Hanefij es-Sindij (v. 1138)
Burimi: Sherh Sunnen en-Nesai (3/84)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
2561 – I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Tre veta, Allahu i Lartësuar nuk do t’i shikojë në ditën e gjykimit: të pabindurin ndaj prindërve, gruan që krahasohet me burra dhe personin e pandjeshëm (që nuk ka xhelozi ndaj familjes).”
Shpjegimi i hadithit:
Imam Es-Sujuti ka thënë:
“…gruan që krahasohet me burra…”
– Është për qëllim, gruaja që u përngjan burrave në veshje dhe dukje. Megjithatë është gjë e mirë që dituria dhe mendimet e saj të jenë si të burrave.
“…personin e pandjeshëm…”
– Është për qëllim, ai i cili nuk është xheloz ndaj familjes së tij. Është thënë se shprehja e përdorur në këtë hadith, rrjedh nga gjuha siriane (e vjetër) e cila më vonë është arabizuar.”
Es-Sindij ka thënë:
“…të pabindurin ndaj prindërve…”
– Është për qëllim, ai është personi i cili nuk është i dëgjueshëm ndaj prindërve të tij.