Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu nuk urren asgjë të lejuar më shumë se sa shkurorëzimin

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith adh-Dhaifah (9/406)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

4414 – “Nuk ka asgjë të lejuar që Allahu do më shumë se sa martesën dhe nuk asgjë të lejuar që Allahu urren më shumë se sa shkurorëzimin.”

Hadith i shpifur. Transmetuar nga ed Dejlemij (4/39) përmes Mukatil bin Sulejman nga Amr bin Shu’ajb, nga babai i tij, nga gjyshi i tij, nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem).

Ky hadith është shpikur që nga thelbi i tij, edhe atë nga Mukatil bin Sulejman el-Belhi që njihet si komentues i Kuranit. Ndërsa Dhehebiu ka thënë në ”ed-Du’afa.  ”Uaki’ dhe muhadith të tjerët kanë thanë se Mukatil është një gënjeshtar.”

Ibn Haxheri ka thënë në ”at-Takrib”: ”Muhadithinët kanë thënë se ai ka qenë gënjeshtar. Dhe e kanë bojkotuar atë duke e akuzuar edhe për përngjasimin e Allahut me krijesat e Tij. ”

Ky është një prej haditheve për të cilin, shumë autorë të sotëm të librave flasin në lidhje me këtë. Ata mundohen që ta ndalojnë shkurorëzimin, përveç në raste specifike. Kështu duke i plotësuar dëshirat e disa pushtetarëve; apo për shkak të besimit të dobët dhe injorancës së tyre rreth Islamit, prandaj edhe ndikohen nga sulmi i të pafeve. Ata fokusohen veçanërisht në shkurorëzimin dhe shpikin ligje të ndryshme, vetëm e vetëm për të parandaluar shkurorëzimin i cili nuk është sipas rregullave dhe kushteve të tyre për të cilat Allahu nuk ka shpallur ndonjë dëshmi.

Shpërndaje: