Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/251)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykim për analizat e gjakut dhe dhurimin e gjakut gjatë agjërimit?
Përgjigje: Analizat e gjakut të agjëruesit janë të lejuara dhe të padëmshme për agjërimin.
Ndërsa dhurimi i gjakut duket se përbëhet nga një sasi e madhe e gjakut, prandaj ka të njëjtin gjykim si hixhamja. Prandaj agjëruesi nuk duhet të dhurojë gjak nëse nuk është rast urgjent. Në rast urgjent kjo është e padëmshme. Nëse mjekët thonë se një person që ka gjakderdhje vdes nëse nuk i dhurohet gjak, agjëruesit i lejohet t’i japë gjak. Prandaj agjërimi i tij prishet. Atij i lejohet të hajë dhe të pijë gjatë pjesës tjetër të ditës sepse ai u detyrua që ndërpret agjërimin sikurse shpëtimi i njerëzve në rast zjarri dhe mbytjes në ujë.