Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Aq më vonë të jetë syfyri aq më mirë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/548)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

27 – Kapitulli në lidhje me kohën e sabahut

575 -Amr bin Asim na tregoi: Hammam na tregoi: Katadeh na tregoi, nga Enesi i cili tha se Zejd bin Thabit i tha atij se:

“Ata hëngrën syfyr para agjërimit me profetin ﷺ dhe pastaj u ngritën dhe u falën.” I thashë: “Sa kohë ishte mes tyre (përfundimit të syfyrit dhe hyrjes së namazit të sabahut)?” Ai tha: “Rreth pesëdhjetë ose gjashtëdhjetë (ajete Kuranore).”

Hadithi dëshmon se është më së miri për të ngrënë syfyr pak para fillimit të agjërimit, sa më vonë të jetë e mundur. Mes syfyrit të dërguarit të Allahut ﷺ para agjërimit dhe hyrjes së namazit të sabahut ishte një kohë ekuivalente me leximin e pesëdhjetë ajeteve. Mund të lexohen pesëdhjetë ajete për dhjetë minuta, ose ndoshta edhe më pak nëse leximi është mesatarë. Kur flitet për këto vlerësime, bëhet fjalë për një lexim mesatar.

Shpërndaje: