Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Argumentet që tregojnë se lejohet të flitet për njerëzit në disa raste

Përgatiti: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kurani fisnik quhet mes tjerash “el-Furkan (dallues i të vërtetës nga e pavërteta).

Allahu -i Madhërishëm- ka thënë:

“I lartësuar qoftë Ai që ia shpalli Furkanin (Kuranin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët.” Furkan, 25:1

Melekët thanë për të dërguarin ﷺ:

”Muhamedi ﷺ është ndarës i njerëzve.”

Bukhari (7281).

“Muhamedi ﷺ i ndau njerëzit (bëri dallimin mes të vërtetës dhe të kotës).”

Mishkat el-Mesabih (144). Sipas imam Albanit.

Aishah -radijAllahu anha- transmeton se një burrë kërkoi leje për të hyrë te profeti ﷺ. Kur profeti ﷺ e pa, tha:

”Njeri i keq!”

Transmeton Ahmedi (6/38), Bukhari (6032) dhe Muslimi (2591).

Musai ﷺ i tha bashkatdhetarit të tij:

“Ti qenke tamam një ngatërrestar i hapur!” El-Kasas, 28:18

Ebu Mesud Ukbe Ibn Amr el-Bedri – radijAllahu anhu- ka thënë: “Një burrë tha: “O i dërguari i Allahut, (vonohem qëllimisht) mezi e zë namazin me xhemat për shkak se filani po e zgjat shumë namazin.”

Ebu Mesudi thotë: “Nuk e kam parë profetin ﷺ më të zemëruar gjatë këshillimit të tij sikurse atë ditë.”

Ai ﷺ na tha: ”O njerëz, disa prej jush po i largojnë njerëzit. Ata që u prijnë njerëzve në namaz, atëherë le t’ua lehtësojë atyre sepse në mesin e tyre ka të sëmurë, të dobët dhe të atillë që kanë nevoja.”

Bukhari (90) dhe Muslimi (466).

[Me fjalët ”le të mos ua zgjasin” është për qëllim që të lexojnë aq sa lexonte profeti ﷺ, e jo sikurse e kanë kuptuar disa që të lexohen sure sa më të shkurtra].

Dy gra nga fisi Hudhejl u përleshën me njëra-tjetrën, njëra prej tyre e goditi tjetrën me një gur që e mbyti atë dhe atë që kishte në barkun e saj. Të afërmit e vrasësit dhe të afërmit e viktimës ia dorëzuan çështjen e tyre profetit ﷺi cili gjykoi që shpagimi për vrasjen e foshnjes të jetë një skllav apo skllave, dhe që të afërmit e vrasrses të paguajnë një shumë parash për vrasjen e gruas si shpagim.”

Kur Ibn-un-Nabigheh i cili ishte njëri prej sahabëve fisnikë -radijAllahu anhu- e pyetën në lidhje me këtë ngjarje, dhe ai u përgjigj me një rimë, ateherë profeti ﷺ bëri me gisht drejt tij dhe tha:

”Ky nuk është gjë tjetër veçse një nga vëllezërit e falltarëve.”

Ahmedi (2/535), Bukhari (6910) och Muslim (1681).

Kur Ibn Abbasi -radhijAllahu anhuma- mësoi se Neuf el-Bukali (i cili ishte ndër sahabët e shkëlqyer) kishte thënë se burri i cili ishte me el-Khidhir nuk ishte profeti i izraelitëve Musai ﷺ.

Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- tha:

”Armiku i Allahut ka gënjyer.”

Ahmedi (5/118), Bukhari (122) dhe Muslimi (2380).

Profeti ﷺ i tha Ebu Dherrit -radijAllahu anhu-:

“Me të vërtetë, ti ende ke tipare të kohës së injorancës.”

Bukhari (30) dhe Muslimi (1661).

Ai ﷺ i tha Muadhit:

”O Muadh, a je sprovues ti?”

Transmeton Ahmedi (3/299), Bukhari (705) dhe Muslimi (465).

Ai ﷺ i tha: ”Mendoj se filani dhe filani nuk kuptojnë asgjë nga feja jonë.”

Bukhari (6067).

Përveç kësaj, ai ﷺ miratoi që Hind të përshkruan Ebu Sufjanin -radijAllahu anhuma- si njeri koprrac.”

Hind -radijAllahu anha- tha: “O i dërguari i Allahut! Ebu Sufjani është njeri koprrac, ai nuk nuk më jep aq sa më nevojitet për të mbuluar nevojat e mia dhe të fëmijëve të mi, përveç nëse marr nga pasuria e tij pa e ditur ai.

Profeti ﷺ i tha: “Merr nga pasuria e tij aq sa të mjafton ty dhe fëmijëve tuaj, por pa shpërdorim!”

Bukhari (5364) dhe Muslimi (1714).

Kur Fatimeh Bint Kajsin e kërkuan për martesë Muauijeh Ibn Ebi Sufjan dhe Ebu Xhehem. Ajo shkoi që të konsultohet me të dërguarin e Allahut ﷺ.

I dërguari i Allahut ﷺ i tha:

”Për sa i përket Muauijes, ai nuk ka pasuri, ndërsa Ebu Xhehmi është njeri i cili asnjëherë nuk e lëshon shkopin nga kraharori (i rrahë gratë).” Fatimeh Bint Kajs nuk u martua me asnjërin prej tyre, por u martua me Usameh Bin Zejdin”.

Rijadus Salihin (1533).

Profeti ﷺ i bojkotoi Kab Ibn Malikun dhe Murara Ibn el-Rabia el-Amiri dhe Hilal Ibn Umeje el-Uakifi -radijAllahu anhum- derisa Allahu i Madhërishëm dërgoi shpallje, e që zgjati 50 ditë.

Kabi thotë: profeti ﷺ ndaloi muslimanët që të na flisnin neve të treve ndryshe nga ajo që veprua me të tjerët që nuk morën pjesë në luftë dhe që paraqitën justifikimet e tyre. Njerëzit na u larguan. Të gjithë ndryshuan sjelljen ndaj nesh. Toka po më dukej e huaj, e panjohur. Kjo vazhdoi për 50 net. Dy shokët e mi u mbyllën në shtëpitë e tyre dhe vetëm qanin, ndërsa unë isha më i riu i tyre dhe më i qëndrueshmi. Unë dilja mes njerëzve dhe falja namazin në xhami me muslimanët. Dilja nëpër tregje, e megjithatë askush nuk më fliste. Pas namazit unë i jepja selam proferit ﷺ dhe më pas shihja: a do t’i lëvizte buzët vallë? Ndonjëherë falesha pranë tij dhe i hidhja ndonjë vështrim vjedhurazi. E ndieja se kur falja namaz, ai më shikonte, por kur hidhja sytë drejt tij, ai kthehej. Ditët po më dukeshin tepër të gjata nën trysninë e kësaj gjendjeje.

“Një ditë hipa mbi avllinë e kopshtin të Ebu Katades, djalit të xhaxhait tim, njërit prej njerëzve më të dashur për mua. E përshëndeta me selam, por betohem në Allah, se nuk ma ktheu selamin. Atëherë i thashë:

‘O Ebu Katadeh! Për hir të Allahut po të pyes: ‘A nuk më njeh mua si një njeri që e do Allahun dhe profetin e tij?!’ Ai heshti. Vazhdova ta pyes disa herë, derisa më tha:

‘Allahu dhe i dërguari i tij janë më të ditur.’ Sytë m’u mbushën me lot. U ktheva prapa, u ngjita në avllinë e kopshtit të tij dhe u largova.

“Pasi kishin kaluar 40 ditë nga pesëdhjetëditëshi, erdhi një korrier nga profeti ﷺ që më tha: ‘Profeti ﷺ të urdhëron që të largohesh nga gruaja jote!’

E pyeta: ‘Ta divorcoj, apo çfarë?’

Më tha: ‘Jo, por largoju asaj dhe mos iu afro.’ Edhe dy shokëve të mi u çoi të njëjtin mesazh.

Atëherë i thashë gruas: ‘Shko te familja jote dhe qëndro atje derisa Allahu të japë gjykimin për këtë çështje!’

“Gruaja e Hilal Ibn Umejes shkoi te profeti ﷺ dhe i tha: ‘O i dërguari i Allahut! Hilal Ibn Umeje është i shtyrë në moshë dhe nuk ka shërbëtorë. A më lejon që t’i shërbej atij?’

Profeti ﷺ tha: ‘Mirë, por nuk duhet të të afrohet.’ Ajo i tha: ‘Betohem në Allahun se ai nuk lëviz nga vendi. Ai vazhdon të qajë që nga dita që ndodhi ajo që ndodhi.’

“Disa njerëz të familjes më thanë: ‘Po sikur t’i kërkoje leje profetit ﷺ që të të shërbejë gruaja jote ashtu siç lejoi gruan e Hilal Ibn Umejes.’

Unë thashë: ‘Betohem në Allah se nuk i kërkoj leje profetit ﷺ për këtë.”

Bukhari (4418) dhe Muslimi (2769)

Profeti ﷺ tha:

“Kaderitë janë mexhusët (adhurues të zjarrit) e këtij umeti. Nëse sëmurën, mos i vizitoni, dhe nëse vdesin, mos merrni pjesë në varrimin e tyre.”

Transmeton Ebu Daudi (4691), Ibn Mesah (92) dhe El-Hakim (1/85), hadithi është hasen sipas imam Albanit.

Ai ﷺ tha për khauarixhët se ata janë:

”Qentë e xhehnemit.”

Ibn Maxheh (173).

Ebu Ghalib tregon se Ebu Umameh -radijAllahu anhu- tha:

“Khauarixhët janë të vrarët më të këqij nën këtë qiell dhe se i vrari më i mirë është ai që e vrasin ata. Khauarixhët janë qentë e xhehnemit. Ishin muslimanë por u bënë kufarë.”

I thashë: “O Ebu Umameh, a është ky mendimi yt?”

Ai tha: “Jo, por e kam dëgjuar këtë nga i dërguari i Allahut.”

Ibn Maxheh (176).

Aliu -radijAllahu anhu- ka thënë:

”I dërguari i Allahut ﷺ më informoi në lidhje me katër gjykime (ku një prej tyre është):

”Mallkimi i Allahut është mbi atë që strehon bidatçiun.”

Në hadithin lidhur me pellgun (haudin), profeti ﷺ do të thotë:

“O Zoti im, janë nga umeti im! Janë nga umeti im!”

Dhe Allahu azze ue xhel do t’i thotë: “Ti nuk e di se çfarë kanë shpikur ata pas teje.”

Pastaj ai ﷺ do të thotë:

“Largojini ata që ndryshuan dhe ndërruan fenë!”

Bukhari (6589) dhe Muslimi (2292).

Shpërndaje: