Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Argumenti për të agjëruar në muajin Dhul-Hixheh

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (24 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A ka ndonjë hadith autentik rreth agjërimit të dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhes?

Përgjigje: Agjërimi gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhes është padyshim një veprim i mirë.

Profeti ka thanë: “Nuk ka ditë në të cilat veprat e mira të jenë më të dashura tek Allahu sesa gjatë këtyre dhjetë ditëve (të para të Dhul-Hixhes).”

Sahabët thanë: “O i dërguar i Allahut, as lufta në rrugë të Allahut?”

Ai ﷺ tha: “As lufta në rrugë të Allahut, përveç atij i cili del në luftë me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.”

Transmeton Bukhari (969).

Agjërimi përfshihet në këtë hadith të përgjithshëm. Shtoji se autorët e librave Sunen kanë transmetuar se i dërguari agjëronte këto ditë përveç ditës së bajramit. Disa dijetarë thonë se hadithi është i mirë. Imam Ahmed bin Hanbeli -rahimehullah- e pranoi atë, e cila është e saktë. Prandaj është sunnet agjërimi gjatë këtyre ditëve.

Shpërndaje: