Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Sherh Akidat-is-Salaf ue As’hab-il-Hadith, fq. 268
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejtani i sulmon shumë njerëz në mënyrë që ata të sëmuren. Një prej tyre mund t’i thotë vetes së tij se ai është kafir. Nëse e pyet për arsyen ai thotë se atij i vijnë mendime të këqija. Thuaj atij se nuk je kafir fare dhe se ai është – nëse do Allahu – besimtarë. Këto mendime të neveritshme, shejtanore dhe mendime kufri dëshmojnë se ti je besimtar dhe se besimi yt është i sinqertë. Këtë armë na dha i dërguari i Allahut ﷺ neve për të poshtëruar dhe larguar shejtanin dhe dinakërinë e tij.
Shejtani u thotë disa të gjorëve që janë të dobët se ata kanë blasfemuar dhe se kanë thënë këtë dhe atë. Betohem në Allahun se disa madje edhe çmenden. Personi mund të jetë me të vërtetë fetar kur shejtani e sulmon me vesvese. Sahabët thanë:
”O i dërguari i Allahut! Disa prej nesh ndiejnë aso vesvese saqë më shumë do të preferonim të hidheshin nga qielli se sa të thonin atë që ndiejnë.”
Ai ﷺ tha: “Ky është besimi i qartë.”
Muslimi (1/83) dhe Ahmedi (2/397).
Nëse ai të shtyen që të imagjinosh diçka duhet t’i thuash atij se ai është gënjeshtar dhe se ti fare nuk je kafir. Thuaj atij se këto janë vetëm vesvese prej tij dhe se i dërguari ﷺ e ka konfirmuar se kjo është fe e pastër.