Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Sherh Akidat-is-Salaf ue As’hab-il-Hadith, fq. 265-266
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
I përket besimit të Ehl-us-Sunnetit të besuarit se Allahu -tebarek ue te ala- ka krijuar xhinët dhe shejtanët. Ata janë pasardhës të Iblisit dhe ai është i ati i tyre.
Allahu -tebarek ue te ala- ka thënë:
“Atëherë, a do ta merrnit atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vendin Tim, edhe pse ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar që është ky për keqbërësit!” El-Kehf, 18:50
Tek bijtë e Ademit -alejhi-selam- ka edhe njerëz shejtanë.
Shejtani është armiku i parë i Ademit alejhi-selam dhe i pasardhësve të tij. Ai është betuar në fuqinë e Allahut se do t’i devijojë të gjithë me përjashtim të robërve të devotshëm të Allahut. Pra ai është armiku i parë:
“Me të vërtetë, shejtani është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të zjarrit të përflakur.” Fatir, 35:6
Shejtani dhe ushtarët e tij prej njerëzve dhe xhinëve bëjnë çdo gjë për t’i devijuar robërit e Allahut.
Allahu -te ala- ka thënë:
“Kështu, çdo profeti Ne i kemi caktuar armiq shejtanët e njerëzve dhe të xhinëve, të cilët e frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim.” El-Anam, 6:112
Kjo bëhet përmes aluzioneve, mashtrimeve, provokimeve dhe gjërave të tjera. Prandaj Allahu -tebarek ue te ala- na mësoi neve që t’i lutemi Atij që të na mbrojë kundër aluzioneve dinake:
Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar dhe nga sherri i natës kur kaplon terri, dhe nga sherri i falltarëve që fryjnë në nyje (duke bërë magji), dhe nga sherri i smirëziut kur vepron me smirë.” Felek, 113:1-5
Asnjë ushtri, asnjë forcë dhe asnjë pushtetarë nuk mund të mbrojë ty nga devijimi i Allahut dhe nga aluzionet dinake. Allahu -azza ue xhel- është i Vetmi që mund të mbrojë ty kundër tij. Njeriu është i dobët, sikurse të kishte poseduar tërë botën nuk do të kishte qenë në gjendje që të mbrojë veten kundër shejtanit me diçka tjetër përveç mbrojtjes së Allahut:
“Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë shejtanët roje të atyre që nuk besojnë.” El-A’raf, 7:27
Ne nuk i shohim shejtanët prej xhinëve ndryshe nga njerëzit shejtanë, edhe ata janë ushtarët e shejtanit që luftojnë për të devijuar njerëzit. Disa prej tyre thërrasin për në xhehenem, disa janë gënjeshtarë dhe mashtrues të cilët pretendojnë hyjninë dhe profetësinë dhe kështu me radhë, ata të gjithë janë ushtarë të shejtanit.