Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Arsyeja pse turqit e sulmuan Nexhdin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/Mowalat–1426-11-3_0.mp3

Data: 3/11-1426 ose 4/12-2005

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë thoni për atë që thotë se fushata e turqve në kohën e autorit ishte një lloj lufte kundër rebelëve dhe Khauarixhëve sepse ata pretendojnë se Ehl-ul-Da’uah u rebeluan kundër mbretërisë Osmane?

Përgjigje: Mbretëria Osmane nuk kishte pushtet mbi Nexhdin. Nexhdi sundohej nga udhëheqësi i saj nga familja Sa’ud dhe të tjerët. Turqit nuk kishin pushtet mbi të dhe nuk i interesonte për të. Kur filloi thirrja për në teuhid, ata u frikësuan prej tij (Nexhdit). Ata kishin frikë për veten e tyre. Prandaj, ata filluan të luftojnë, domethënë sepse kishin frikë se kjo do të përhapej në vendin e tyre dhe se njerëzit do t’i rrëzonin (nga pushteti). Ata luftuan kundër tyre nga frika për këtë dhe jo sepse ata u rebeluan kundër tyre. Ata nuk pretenduan se ata u rebeluan kundër tyre. Sjelli deklaratat nga librat e tyre ose dokumente që thonë se ata i sulmuan banorët e Nexhdit sepse ata u rebeluan kundër tyre. Nuk ka. Ata madje as nuk ishin nën sundimin e tyre.

Shpërndaje: