Shejkh Salih bin Abdul-Aziz bin Alush-Shejkh
Burimi: http://www.al-sunan.org/vb/showthread.php?t=153
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A jeni dakord se një nga arsyet që qëndrojnë pas këtyre shpërthimeve janë se disa posedojnë ideologjinë e tekfirit?”
Përgjigje: ”Nuk ka dyshim se këto incidente si dhe më parë incidentet në Rijad të cilat ndodhën shtatë vjet më parë, i kanë intervistuar ata dhe ata e kanë bërë të qartë se ata posedojnë ideologjin e tekfirit. Ata madje bëjnë tekfir edhe mbi dijetarët, e lëre më mbi të tjerët. Kjo është definitive edhe pse ata nuk e tregojnë atë haptazi. Që një person ti bëjë këto krime të shëmtuara ai duhet të ketë diçka që e justifikon atë. Në këtë rast, nuk është asgjë tjetër që justifikon këto krime përveç tekfirit mbi të gjithë njerëzit, ose të paktën mbi disa prej tyre. Kjo për shkak se ata nuk i pranojnë fjalët e dijetarëve, janë të pakënaqur me shoqërinë dhe duan të shkojnë në atë që ata e konsiderojnë xhihad, të cilës i mungojnë kushtet e bazuar në Sheriat.”