Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Askujt nuk i lejohet që të ulet në një vend ku veprohen mëkate

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (2 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në qoftë se ulemi në një vend ku veprohen mëkate dhe, nëse i refuzojmë ato ose largohemi nga aty, mund të lindin probleme. Për shembull, të pranishmit, si të afërmit apo familja mund të zemërohen.

Përgjigje: Të ulurit me mëkatarët duke pasur aftësinë për tu larguar nga aty është sikurse të mëkatosh me ta. Allahu (te ala) ka thënë:

وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ آيَاتِ اللّهِ يُكَفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلاَ تَقْعُدُواْ مَعَهُمْ حَتَّى يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ إِنَّكُمْ إِذًامِّثْلُهُمْ إِنَّ اللّهَ جَامِعُ الْمُنَافِقِينَ وَالْكَافِرِينَ فِي جَهَنَّمَ جَمِيعًا

”Juve u është shpallur në librin (Kuranin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kurani i Allahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndryshe, ju do të jeni si ata. Allahu do t’i tubojë tradhtarët dhe kufarët që të gjithë në xhehenem.” 4:140

Kjo do të thotë se ju jeni si ata në qoftë se ju uleni me ta. Askujt nuk i lejohet që të ulet me mëkatarët në qoftë se nuk është i dëmshëm largimi nga aty. Nuk është arsyetim se familja jote apo dikush tjetër zemërohet. Për shembull, nëse familja shikon diçka të ndaluar në televizion pas së cilës ai i ndalon ata dhe ata këmbëngulin, ai duhet të largohet nga aty. Edhe nëse babai i tij, nëna, bashkëshortja, apo dikush tjetër zemërohet, atij nuk i lejohet që të qëndrojë aty. Ai duhet të largohet nga aty edhe pse ata zemërohen. Të kënaqësh njerëzit me diçka që e zemëron Allahun do të thotë se kënaqësia e njerëzve ka përparësi para kënaqësisë së Allahut.

Shpërndaje: