Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Transmeton Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
من قال : لا إله إلا الله وحده لا شريك له ، له الملك وله الحمد ، وهو على كل شيء قدير . في يوم مائة مرة ، كانت له عدل عشر رقاب ، وكتبت له مائة حسنة ، ومحيت عنه مائة سيئة ، وكانت له حرزا من الشيطان يومه ذلك حتى يمسي ، ولم يأت أحد بأفضل مما جاء به إلا رجل عمل أكثر منه
“La ilahe ilAllah uahdeu la sherike leh, lehul-mulk ue lehul-hamd ue hue ala kul-li shej in kadir.”
“Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, të vetëm e pa ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë” 100 herë në ditë,
ai shpërblehet sikurse të ketë liruar dhjetë robër, i shkruhen njëqind shpërblime dhe i fshihen njëqind mëkate. Kjo do ta mbrojë atë nga shejtani gjatë pjesës së mbetur të ditës, derisa të bëhet natë. Askush nuk ka vepruar diçka më të mirë se ky përveç atij njeriu i cili thotë më shumë herë se sa ai.”
Transmeton Bukhari dhe Muslimi.