Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Askush nuk mund ta imagjinojë se si është Allahu

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Lum’atul-I’tikad, fq. 300

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Parimi: Si do që ta imagjinosh Allahun, Ai është ndryshe nga të imagjinuarit, a është nga e sakta?

Përgjigje: Kuptimi i kësaj është i saktë. Allahu është gjithmonë ndryshe nga ajo që ti mendon dhe që mund ta imagjinosh. Ai është më i Madh se çdo gjë tjetër. Askush nuk mund ta imagjinojë se si është Allahu Subhanehu ue Te’ala, se si në të vërtetë janë Emrat apo Cilësitë e Tij, sepse Allahu është më i Madh se çdo gjë tjetër, prandaj Allahu Xhele ue ‘Ala ka thënë:

يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِهِ عِلْمًا

“Ai (Allahu) e di çfarë u ndodhë atyre (krijesave të Tij) në këtë botë dhe çfarë do t’u ndodhë atyre (në Jetën e Fundit), po dija e tyre nuk mund ta përfshijë Atë.” 20:110

Nuk mund ta dijë askush tjetër përveç Allahut se si është Ai, askush nuk mund ta imagjinojë atë as me mendje e as me formën e të kuptuarit, që njerëzit e kanë.

Shpërndaje: