Imam Shems-ud-Din bin Kajim-il-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: ed-Da ued-Daua, fq. 119
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pastaj shejtani u thotë ushtarëve të tij:
“Qëndroni para tij në çdo rrugë që shpie në ndonjë të mirë. Nëse ndonjëri prej tyre dëshiron të japë sadaka, ju duhet të qëndroni para tij dhe ta bindni atë: “A do të japësh para dhe të bëhesh sikurse filan lypësi? A do të bëhesh si ai? A nuk e keni dëgjuar personin që kur i erdhi një lypës ai tha: “Këto janë paratë e mia. Nëse unë i jap ato do të bëhem si ju.”
Qëndroni në rrugën e atij që është nisur për haxh dhe thuaj: “Rruga është e pasigurt dhe e vështirë. E rrezikon edhe jetën edhe pasurinë.”
Në të njëjtën mënyrë ju duhet të veproni me të gjitha veprat e mira; frikësojeni atë duke e bindur se ajo vepër është e vështirë dhe fatale.
Pastaj qëndroni para tyre në rrugën e mëkateve dhe zbukuroja ato në sytë e tyre dhe stolisni ato në zemrat e tyre. Le të jenë gratë ndihma juaj më e madhe për këtë. Ndikoni tek burrat përmes grave. Gratë janë mjetet tuaja më të mira ndaj tyre.”