Shejkhul Islam Ahmed Ibn Tejmijjeh
Burimi: ”Mukhteserul Fetaua El-Misrijjeh” (1/400-401)
Shkurtoi: Imam Bedrudin Muhammed Ibn Alij El-Hanbeli El-Ba’li (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq. 777h)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Besimi i Ehl-us-sunnetit është se asnjë besimtar nuk do të mbetet në Xhehennem.
Ata të cilët kanë devijuar nga ky rregull (besim) i Ehl-us-unnetit janë Hauarixhët, Haruritë dhe Mu`tezilet. Ata thonë se mëkatarët e mëdhenj mbeten të përhershëm në Xhehennem dhe ai që hyn në të, nuk do të dalë prej tij as nëpërmjet ndërmjetësimit të Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) apo të dikujt tjetër.
Ata kanë gënjyer në këtë pretendim të tyre.
Kundërshtarët e tyre janë grupet nga Murxhitë, të cilët pretendojnë se besimi i mëkatarëve të mëdhenj është i barabartë me besimin e melaikeve, profetëve dhe besimin e më të devotshëmve. Ata gënjejnë në këtë pretendim të tyre.
Madje, ekstremistët e tyre (Murxhieve) thonë se askush nuk do të hyjë në Xhehenem. Ata i shtrembërojnë argumentet. Të gjitha këto sekte janë të devijuara.
Grupi i parë marrin vetëm ajetet që flasin për dënimin. Grupi i dytë marrin vetëm ajetet që flasin për shpërblimin.
Ndërsa sa i përket Ehl-us-sunnetit, ata e besojnë çdo gjë që ka ardhur nga Allahu. Ata nuk i përplasin argumentet kundër njëri-tjetrit. Ata e lexojnë Kur`anin dhe Sunnetin dhe shikojnë në të se si muslimanët gjynahqarë, të cilët rrezikojnë që të ndëshkohen nga Allahu, shikojnë se mund të shpëtojnë nga dënimi për shkak të arsyeve të mëposhtme.
1 – Pendimi. Allahu i falë të gjitha mëkatet pas një pendimi të sinqertë.
2 – Veprat e mira që i shlyejnë mëkatet:
وَالْوَزْنُ يَوْمَئِذٍ الْحَقُّ فَمَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
”Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar.” 1
3 – Vështirësitë në këtë jetë dhe në varr.
4 – Lutja dhe ndërmjetësimi, si p.sh lëmosha për të pas vdekjes së tij, namazet dhe lutjet (nga të tjerët) që Allahu ta falë atë.
5 – Veprat e mira, shpërblimi i të cilave u dhurohet atyre. Shembull i kësaj është lirimi i skllavëve dhe bamirësia.
6 – Mëshira e Zotit të tyre.
Të gjitha hadithet që përmendin se si besimtari do të hyjnë në Xhehenem ose që do të hyjnë në Xhenet, shpjegohen nga Kurani dhe Sunneti, dhe se kjo ndodh vetëm kur të gjitha këto pengesa të jenë larguar.
1 Al-A’raf 7:8