Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Asnjë profet nuk ishte jehudi apo nasrani

Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sadi (v. 1376)

Burim: Tajsir-ul-Kerim, fq. 69

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (tebareke ue te’ala) ka thënë:

أَمْ تَقُولُونَ إِنَّ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَقَ وَيَعْقُوبَ وَالأسْبَاطَ كَانُواْ هُودًا أَوْ نَصَارَى قُلْ أَأَنتُمْ أَعْلَمُ أَمِ اللّهُ وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَتَمَ شَهَادَةً عِندَهُ مِنَ اللّهِ وَمَا اللّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ

”A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose nasrani? Thuaj: ”A e dini ju më mirë apo Allahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e Allahut pranë vetes dhe e fshehë. Allahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja” 1

Një çështje tjetër rreth së cilës ata diskutuan ishte i dërguari i Allahut. Ata thanë se ata janë më afër të dërguarëve të përmendur sesa muslimanët. Pastaj Allahu i refuzoi ata me ajetin;

أَأَنتُمْ أَعْلَمُ أَمِ اللّهُ

”A ju, apo Allahu e di më së miri?”

Nga njëra anë, Allahu thotë:

مَا كَانَ إِبْرَاهِيمُ يَهُودِيًّا وَلاَ نَصْرَانِيًّا وَلَكِن كَانَ حَنِيفًا مُّسْلِمًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ

”Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi, e as nasrani, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.”2

Në anën tjetër, ata thonë se ai vërtetë ishte jehudi ose nasrani. Ose ata janë të sinqertë dhe të ditur ose është Allahu (te’ala) Ai i Cili është i sinqertë dhe i dituri në lidhje me këtë. Është e pamundur që të injorojnë një nga opsionet. Përgjigja mbetet e pashprehur për shkak se ajo është shumë e qartë. Është aq e qartë saqë ajo nuk ka nevojë për përgjigje se Allahu është më i ditur, më i besueshëm dhe të ngjashme. Përgjigja është e qartë për të gjithë. Kjo është sikurse të pyetësh se a është nata më e ndritshme apo dita, në qoftëse zjarri është më i nxehtë se uji ose në qoftë se idhujtaria është më e mirë se Teuhidi.

Ai që ka edhe logjikën më të vogël e di këtë. Ata vetë e dinë këtë. Ata e dinë se Ibrahimi dhe profetët e tjerë nuk ishin as jehudi e as nasara. Ata e fshehin këtë dituri dhe argument. Prandaj, padrejtësia e tyre është padrejtësia më e madhe. Kështu ka thënë Allahu (te’ala):

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَتَمَ شَهَادَةً عِندَهُ مِنَ اللّهِ

Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e Allahut pranë vetes dhe e fshehë?”


1 El-Bekare 2:140

2 Al-Imran 3:67

Shpërndaje: