Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (51 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ne duam që qeveria të bëjë gjithçka që ne dëshirojmë dhe që ajo të jetë sikurse qeveria e kohës së kalifëve të drejtë. Por nëse ne marrim parasyshë vetëveten tonë ne e shohim se ne vetë jemi ata që e teprojmë.
Së pari ne e teprojmë në lidhje me të drejtat e Allahut Azze ue Xhel. Ne gënjejmë. Ne mashtrojmë. Jemi të mangët lidhur me obligimet. A nuk është kështu o popull!? Ne dëshmojmë kundër vetes sonë për të gjitha këto. Ne i kemi të gjitha këto.
Pastaj ne jemi të mangët edhe në raport me vendin. Sa të shumtë janë ata të cilët e numrojnë vendin si të gabueshum, i mveshin gjëra asaj dhe e fshehin atë që vendi kërkon publikimin e saj! Këtë e dini qdonjëri prej juve, dhe nuk është diçka e msheftë për ju.
A është pra e drejtë që ne të duam që qeveria të bëjë gjithçka që mundet për të qenë si në kohën e kalifëve ndërsa ne jemi në kontrast? Jo. Kjo hynë tek fjalët e Allahut:
ويل للمطففين الذين إذا اكتالوا على الناس يستوفون وإذا كالوهم أو وزنوهم يخسرون
’’Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë. Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë. E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.’’ 83: 2-3
Shpresoj që Allahu të na udhëzojë neve dhe qeverinë dhe ti korigjojë punët e tyre. Ne e dimë se nuk ka vend sot në sipërfaqen e tokës që ka pushtetarë sikurse pushtetarët tanë -edhe pse ata kanë të meta- dhe qytetarët që përfaqësojnë Islamin e vërtetë dhe Teuhidin sikurse veprojnë qytetarët Sauditë -edhe pse ata kanë mangësi. Unë nuk po e them këtë për shkak se jamë i njëanshëm dhe fanatik kurrësesi. Por ne dëgjojmë dhe lexojmë lidhur me vendet e tjera. Pra, ne duhet të jemi të drejtë. Kërko dhe jep. Megjithatë, është e çoroditur dhe e padrejtë vetëm të marrësh pa dhënë.