“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Asocijimi i er-Rumit me ushtrinë e Xhingiz Khanit

Abul-Fad’hl Muhammed bin Abdil-lah el-Kunaui

Burimi: Akhbar Xhelal-ud-Din er-Rumi, fq.  113-114

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Neveria e Xhelal-ut-Din er-Rumit arriti deri në atë masë sa që ai i quajti Mongolët “ushtritë tona”. Do të thotë ushtritë muslimane. Nëse ushtritë e mongolëve quhen kështu, atëhere si quhet ushtritë muslimane të Bajbar? Ushtria e tij ishte e vetmja që luftonte në rrugë të Allahut në Lindje. Një ditë, Mu’in-ud-Din Paruanah e pyeti Xhelal-ud-Din er-Rumin:

“Kur do të pushojë dinastia e Xhingis Khanit, ato të cilat ti i quan “ushtritë tona”? Si do të përfundojë?” Er-Rumi u përgjigj: “Zotëria ynë Baha-ud-Din Ualad ishte bezdisur nga Khauarzim dhe pasuesit e tij. Kur ai vendosi të braktis Balkhin, ai e luti Allahun që t’i hakmerrej atij. Si pasojë, Ai i lejoi ata të bien viktimë e ushtrisë së pafundme të Mongolëve.”1

Megjithatë, ai nuk u bezdis nga poshtërimet dhe bezdisjet e Mongolëve.

Ajo që gjithashtu dëshmon mbështetjen e tij, dashurinë dhe se ishte i dashuruar në mongolët është heshtja e tij pas fitores së muslimanëve mbi mongolët në Ain Xhalut në vitin 658. Në këtë betejë ushtria islame e mundi ushtrinë e er-Rumit dhe të mongolëve të pafetë2. Gëzimi i muslimanëve ishte i madh dhe ndoshta mundej vetëm nga gëzimi i er-Rumit për avancimin e mongolëve në lindjen e perandorisë islame.


1 Manakib-ul-Arifin (2/581) nga el-Aflaki.

Shih ”Dhajl-ul-Mirah” (2/35).

Shpërndaje: