Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Fataua Abr-al-Hetif Ues-Sejarah (23)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është thënia: “Astrologët gënjejnë edhe kur thonë të vërtetën” hadith apo çka është?
Përgjigje: Kjo thënie absolutisht nuk është hadith. Është vetëm diçka që thuhet nga njerëzit por që megjithatë është e saktë. Sepse astrologët nuk kanë kurrfarë dijenie për të fshehtën.
Allahu -te ala- ka thënë:
Thuaj: “Askush, as në qiej e as në Tokë, nuk e di të fshehtën, përveç Allahut, dhe as e dinë kur do të ringjallen.” En-Neml, 27:65
Disa astrologë kanë kontakt me xhinët, të cilët vetë i përkasin së fshehtës. Ata mund t’i gënjejnë njerëzit, gjë që përmendet në hadithe autentike.