Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: I’anat-ul-Mustafid bi Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 605-606
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Është e njohur nga shekenca e bazave të të hadithit dhe tefsirit se, tekstet e përgjithshme nuk mund të specifikohen me asgjë përveç me argument autentik. Ato nuk mund të specifikohen me konkluzionin e njeriut, me sajim dhe filozofi. Lidhur me këtë parim ka konsensus. Atëherë si është e mundur që ata të shpërfillin këtë parim dhe të thonë:
“Fotografitë nuk përfshihen nga ky ndalim.”?
Sipas dijetarëve të parimeve kjo nuk është asgjë pos fjalë e zbrazët dhe e kotë. Parimet themelore refuzojnë të gjitha këto dhe këta njerëz e dinë këtë. Por, – i pa mangësi është Allahu – nganjëherë dëshira dhe gabimet i bëjnë viktimtat e tyre që të devijojnë. I dërguari ﷺ ka thënë:
“Çdonjëri që bën figurë është në zjarr.”
ndërsa ata thonë:
“Fotografuesi nuk është fare në zjarr.”