Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ata nuk mund t’iu ndihmojnë juve e as vetes së tyre

Imam Muhamed bin Ali Esh-Sheukani (v. 1250)
Fet’h-ul-Kadir (2/401)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -azze ue xhel- ka thënë:

”A mos vallë ata i veshin Atij si ortakë idhuj që nuk mund të krijojnë asgjë, ndërkohë që vetë janë të krijuar?! Idhuj që nuk mund t’u japin ndonjë ndihmë atyre e as veten nuk mund ta ndihmojnë?!” El-A’raf, 7:191-192

Kjo pyetje shtrohet me qëllim qortimi dhe në mënyrë kritikuese. Domethënë, si mund t’i atribuojnë Allahut ortakë që as nuk mund të krijojnë, as t’u sjellin dobi dhe as t’i mbrojnë?Kryesisht këta që ia atribuojnë si ortakë janë vetë të krijuar dhe ata vetë nuk mund të krijojnë asgjë. Kjo do të thotë se këta të ashtuquajtur ortakë, qoftë në formën e statujave apo shejtanëve, janë vetë të krijuar.

”Idhuj që nuk mund t’u japin ndonjë ndihmë atyre.”

Ata nuk mund t’u ndihmojnë atyre që u kërkojnë ndihmë.

”…e as veten nuk mund ta ndihmojnë?!”

As nuk mund ta ndihmojnë veten e tyre nëse dikush do t’u bënte diçka të keqe. Ai që nuk është në gjendje ta ndihmojë veten, aq më pak mund të ndihmojë dikë tjetër.

Shpërndaje: