“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ata të cilët e fyejnë të dërguarin ﷺ

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Allahu të dhëntë mirësi o shejkh i nderuar, ky pyetës thotë:

Cila është këshilla juaj ne në lidhje me atë që fyen, nënçmon dhe tallet me profetin ﷺ? Dhe çfarë është obligim për ne?

Përgjigje: Përgjigja për këtë pyetje është përsëritur disa herë, pasi ata të cilët e fyejnë të dërguarin ﷺ, veprimi i tyre nuk është diçka e re. Kjo ka ndodhur që nga koha e të dërguarit ﷺ.

Allahu (xhela ue ala) thotë:

“Dhe kur të shohin ty (O Muhammed), të marrin ty vetëm si objekt tallje (duke thënë): “A ky është ai të cilin Allahu e ka sjellë si të dërguar? Ai pothuajse do të na kishte larguar nga adhurimi i idhujve tanë, po të mos kishim qenë ne të duruar e këmbëngulës në adhurimin e tyre!” El-Furkan, 25:41-42

Kështu që ata e kishin zakon ta përqeshnin dhe ta nënçmonin të dërguarin pasi që Allahu e dërgoi atë ﷺ. Kjo çështje nuk qe e veçantë për Muhammedin ﷺ. Përkundrazi, ishte për të gjithë profetët. Ata e kishin zakon t’i nënçmonin dhe të talleshin me ta dhe vranë disa prej tyre. Kështu që nuk është për t’u habitur! Ne nuk habitemi nga ky veprim i tyre. Kjo është diçka e përsëritur dhe e vazhdueshme nga kufarët.

Sidoqoftë, të gjitha lavdërimet janë për Allahun. Ata nuk e dëmtojnë Allahun aspak dhe as nuk e dëmtojnë të dërguarin ﷺ aspak.

Dhe ata nuk e dobësojnë vendosmërinë e muslimanëve. Përkundrazi, shfaqja e refuzimit të muslimanëve ndaj veprimit të tyre tregon se muslimanët janë në mirësi dhe të gjitha lavdërimet janë për Allahun.

Dhe ndoshta në këtë ka dobi, dhe të gjitha lavdërimet janë për Allahun.

“E ndodh që ju mund të mos e pëlqeni një gjë, ndërkohë që ajo në të vërtetë, është e mirë për ju.” El-Bekare, 2:216

Muslimanët tani, vëmendjen dhe preokupimin e tyre e kanë rreth të dërguarit ﷺ dhe po e mbrojnë atë, dhe me lejen e Allahut kjo do të jetë një shkak që ata t’i përmbahen sunnetit të tij dhe të braktisin bidatet. Kjo është diçka e mirë, të gjitha lavdërimet janë për Allahun.

“E ndodh që ju mund të mos e pëlqeni një gjë, ndërkohë që ajo në të vërtetë, është e mirë për ju.” El-Bekare, 2:216

Sa për ata (kufarët), ata nuk do ta dëmtojnë të dërguarin ﷺ.

“Vërtet ata që nuk besojnë dhe ndalojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut dhe i kundërvihen të dërguarit pasi atyre u është treguar qartë udhëzimi, ata nuk e dëmtojnë aspak Allahun, por Ai do t’i bëjë të pavlera punët e tyre.” Muhammed, 47:32

Prandaj dëmi është mbi ta! Dëmi është mbi ta! Dhe të gjitha lavdërimet janë për Allahun!

Shpërndaje: